Tanket “Leopard 2”, Scholz: Të parët në mbështetje të Ukrainës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:19

Tanket “Leopard 2”, Scholz: Të parët në mbështetje të Ukrainës

T&S

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka konfirmuar furnizimin e Ukrainës me tanket “Leopard 2”, ndërsa amerikanët gjithashtu priten të konfirmojnë gatishmërinë për dërgimin e dhjetëra tankeve “M1 Abrams” si ndihmë për Ukrainën.

“Gjermania do të jetë gjithmonë e para nëse mbështet Ukrainën. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta bëjmë shumë të qartë, se po bëjmë gjithçka të nevojshme dhe të mundshme për të mbështetur Ukrainën. Por, në të njëjtën kohë parandalojmë përshkallëzimin edhe të një lufte midis Rusisë dhe NATO-s. Dhe ky është një parim të cilit do t’i përmbahemi gjithmonë.”, – deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Peskov: Edhe këto tanke do të digjen njësoj si të tjerët

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se do të “digjen ashtu si të gjithë të tjerët”, duke theksuar se ideja e dorëzimit të makinerive luftarake amerikane dhe gjermane në Ukrainë është një “skemë humbëse” për arsye teknologjike.

“Ky plan është një skemë mjaft e humbur thjesht për arsye teknologjike. Ne përsëritëm se këto tanke do të digjen si gjithë të tjerët, janë shumë të shtrenjta dhe e gjithë kjo po bie dhe do të bjerë mbi supet e taksapaguesve evropianë.”, – theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Lufta në qytetin e minierave të kripës, ushtria ukrainase tërhiqet nga Soledari

Ndërkohë ushtria ukrainase konfirmoi tërheqjen e trupave te saj nga qyteti lindor Soledar pas luftimeve intensive me forcat ruse qe zgjaten disa javë dhe janë tërhequr në periferi të pozicioneve të përgatitura më parë. Ditë më parë ushtria ruse tha se ata kishin pushtuar qytetin strategjik të rëndësishëm të minierave të kripës brenda natës, por Ukraina kishte hedhur poshtë ato këto deklarime.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:19