Taravari: Aleanca për Shqiptarët hap debatin partiak për zgjedhjen e kryetarit të ri, do të shoh a e kam mbështetjen e anëtarësisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 22:29

Taravari: Aleanca për Shqiptarët hap debatin partiak për zgjedhjen e kryetarit të ri, do të shoh a e kam mbështetjen e anëtarësisë

Në emisionin “Rruga Drejtë” sonte i ftuar ishte kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleanca për  Shqiptarët.

I pyetur për kandidaturën e tij për kryetar të ASH-së, Taraveri  theksoi se do të fillojnë me debatin partiak, për të parë nëse ka mbështetjen e anëtarësisë së partisë.

“Tash është momenti ku duhet t’i kalojmë të gjitha degët dhe nëndegët, të bisedojmë me çdo aktivist, të marrim atë “feetback” që na duhet prej bazës së Aleancës për Shqiptarët. Në qoftë se kam përkrahje prej shumicës së anëtarësisë, sepse unë nuk pretendoj të ketë konsesus… Unë mendojë se ia vlen të dëgjohet zëri i antarit të rëndomtë”, tha Taravari.

Ai theksoi se nuk di kush ka pretendim për kryetar partie, por gjithmonë sipas tij gara është e hapur./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 22:29