Taravari: BDI bashkëpunon me Levicën, në Veles së bashku kanë shumicë në këshill

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 22:11

Taravari: BDI bashkëpunon me Levicën, në Veles së bashku kanë shumicë në këshill

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari sonte në televizionin Klan Maqedoni, tha se opozita shqiptare nuk është ajo që bashkëpunon me Levicën, por BDI, përcjell in7.

“Ne nuk bashkëpunojmë me Levicën. Me ata bashkëpunon BDI e cila me Levicën dhe një parti tjetër kanë shumicë në Këshillin komunal. Tani ata që menduan që të mbështesin rrënien e kѱsaj qeverie, ne nuk mund të themi jo ju nuk mundeni. Megjithatë, ne i kemi 61 nënshkrime për të enjten”, tha mes tjerash Taravari.

Ai tha se lajmet siç i quan të rreme, që i prodhojnë gazetarë dhe opininist të caktuar, paguhen nga burime të dyshimta për ta goditur opozitën shqiptare për gjoja bashkëpunim me Levicën.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 22:11

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare