Taravari: BDI dhe LSDM mbi një vit e lusin “Levicën” për në qeveri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 20:31

Taravari: BDI dhe LSDM mbi një vit e lusin “Levicën” për në qeveri

Ne me “Levicën” nuk kemi asnjë bashkëpunim e as nuk kemi pasur si opozitë shqiptare. Kështu tha sonte Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari në “T7”.

Sipas tij jo vetëm dy deputetët e “Levicas”, por janë 68-69 deputetë që do të bashkangjiten për rrëzimin e qeverisë aktuale LSDM-BDI.

“BDI dhe LSDM mbi një vit e lusin “Levicën” për në qeveri, pra BDI ka bashkëpunim e jo ne. Ne nuk jemi duke bashkëpunuar pasi jemi në momentin për rrëzim të kësaj qeverie hibride. Pastaj vijojnë biesdimet për të formuar shumicë të re”, tha Taravari.

Së bashku me Taravarin në studio është edhe Agim Nuhiu nga BDI, të cilit Taravari ia rikujtori se inegristët aktualisht me “Levicën” kanë shumicë në Këshillin komunal të Velesit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 20:31
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.