Taravari: Javën e ardhshme do të shpërndajmë maska pa pagesë në Gostivar

Desk
By Desk May 1, 2020 21:26

Taravari: Javën e ardhshme do të shpërndajmë maska pa pagesë në Gostivar

Javën e ardhshme qytetarëve të Gostivarit do t’u shpërndahen maska mbrojtëse falas. Njoftimin e bëri kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili theksoi se këto maska janë donacion që vijnë për komunën që ai drejton.

“Javën tjetër do të shpërndajmë maska falas në sheshin e qytetit të Gostivarit. Këto maska vijnë si donacion nga disa kompani, dhe nëse do ti dorëzohen komunës, ne ata do ti shpërndjamë në mënyrë shumë transparente”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Travaari.

Ai tha se periudhën e ardhshme do të këkon ora policore të fillon nga ora 21 pasi ndodhemi edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Taravari këto komente i bëri sonte në komunikimin e djetëpërdrjetë të rregullt me qytetarët përmes rrjetit social Facebook. FLAKA

Desk
By Desk May 1, 2020 21:26