Taravari: Jemi para BDI-së, Mexhiti: Fraksoni i PDSH-së nuk e fiton BDI-në

Desk
By Desk March 2, 2020 21:55

Taravari: Jemi para BDI-së, Mexhiti: Fraksoni i PDSH-së nuk e fiton BDI-në

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari deklaron se ASH me AAA është para BDI-së, prandaj Ali Ahmeti nuk pranon debatë, përcjell FLAKA.

“Të gjitha anketat flasin se jemi para BDI-së. Sipas të gjitha gjasave fiton ASH dhe AAA, prandaj na duhet një debatë i shëndoshë. Këtë e kërkon edhe publiku, intelektualë, të ndodh edhe te ne, pse të kemi debat vetëm te pala maqedonase. Me 12 prill do të ndodh gjithsesi ndryshimi i madh te shqiptarët”, tha Taravari në Tv 21 ku debaton me Izet Mexhitin, nënkryetarin e BDI-së.

Taravari tha se tanimë është e qartë dhe e definuar se kush është opozita e vërtetë shqiptare, ajo është ASH, tha ai.

Mexhiti nga BDI tha se ASH është një fraksion i PDSH-së, ka qenë pjesë e qeverisë dhe të gjithë i njohim se kush janë ata.

“Me këto lëvizje e me figura të vjetra nuk mund të jenë ata opozita shqiptare”, tha Mexhiti. FLAKA

Desk
By Desk March 2, 2020 21:55