Taravari: Kemi shumicë prej 61 deputetësh, nesër do të kemi qëndrim për çdo gjë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:23

Taravari: Kemi shumicë prej 61 deputetësh, nesër do të kemi qëndrim për çdo gjë

Arben Taravari, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, i cili ishte në Kuvend me VMRO-DPMNE, të Majtë, BESA dhe Alternativa, në një bisedë të shkurtër për “Fokus” njoftoi se është formuar shumica e re parlamentare. Ai konfirmon se kanë siguruar një shumicë të re parlamentare prej 61 deputetësh, përcjell FLAKA.

“Nesër do të kemi qëndrim për çdo gjë”, ka thënë Taravari, i cili nuk ka dashur të japë detaje se çfarë marrëveshje është arritur dhe çfarë do të ndodhë tani, nëse do të formohet qeveria e re apo do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Detajet e mazhorancës së re janë bërë të ditur për nesër në një konferencë për media të partisë. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:23
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.