Taravari konfirmon lajmin e publikuar në Flaka. ASH drejt qeverisë!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 16 Janar, 2023 22:55

Taravari konfirmon lajmin e publikuar në Flaka. ASH drejt qeverisë!

“Një aleancë për Europën e bashkuar” mos është kjo porosi e Ahmetit që ia dërgon Taravarit?! ishte titulli i lajmit të publikuar sot nga Agjencia e lajmeve Flaka, në të cilin flitej për inkuadrimin e ASH në qeveri.

“Një aleancë për Europën e bashkuar”, është porosia që lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti po e përcjellë gati çdo natë në takimet me banorët e Gostivarit. Po kujt ia dërgon këtë porosi lideri integrist? Duke pasur para sysh faktin që në koalicion qeveritar janë AlternAtiVa dhe PDSH dhe duke u nisur nga takimi i Tiranës ku i pranishëm ishte edhe lideri i ASH, Arben Taravari, me gjasë porosia bëhet për këtë të fundit”, ishin pyetjet dhe dilemat e ngritura në lajmin e FLAKA-s.

Dhe siç duket punët po kthejellohen. Ishte lideri i ASH, Arben Taravari që sonte në emisionin “Click Plus” në Tv 21, la të hapur mundësinë e përfshirjes së kësaj partie në qeveri.

“Për ASH të rëndësishëm janë qytetare dhe shteti, prandaj mendoj se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare por për integrimin evropian. Vendi duhet të ecë në rrugën drejtë BE-së dhe mendoj se ka mundësi si parti politike të bëhemi pjesë e Qeverisë. ASH mund ta ndihmojë këtë proces nëse bëhet pjesë e ekzekutivit. Nëse si parti politike qendrojmë në opozitë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe kjo nuk është zgjidhja”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, nëse shkohet në zgjedhje sondazhet tergojnë se grupi anti evropian i fiton zgjedhjet dhe çka do të ndodh pastaj?, pyeti Taravari.

“Prandaj, si parti politike jemi shumë vigjilent dhe fascilitojmë që negociata të zhvillohen edhe me VMRO-në për ndryshime kushtetuese”, deklaroi më tej Taravari.

Madje Taravari ka folur edhe për kuadrot e mundshme në qeveri nga radhët e kësaj partie. Sipas tij, ASH ka kuadrot më të mira te shqiptarët, sikurse mjekë, inxhinjerë e shumë sfera të tjera.

“Ne me kuadrot tona mund të drejtojmë çdo institucion. Mund të drejtojmë dhe të japim makismumin me çdo ministri nëse do bëheshim pjesë e Qeverisë. Lufta anti-korrupsion është sfera ku ASH mund të jep më shumë kontribut. Patjetër të ketë marrëveshje dhe ulemi të kemi komunikim me grupe formale dhe nëse e marrim këtë rrugë duhet të arsyetohemi dhe para qytetarëve pse hymë në Qeveri dhe pse sakrifikohemi. Kemi edhe masat tona që i kemi prezentuar dhe shumica prej tyre janë anti-korrupsion dhe SHBA është e ineteresuar në luftën e korrupsionit dhe nëse kyçemi në Qeveri, ASH mund të jap kontribut të jashtëzakonshëm aty”, theksoi më tej Taravari, duke shtuar që ASH ka kapacitet dhe mund të ndihmojë shumë edhe në arritjen e ndryshimeve kushtetuese.

Informatat tona flasi që ka një draft marrëveshje fillestare mes palëve, por asgjë nuk është zyrtare derisa të bëhet publike. Flaka

Lexo edhe:

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 16 Janar, 2023 22:55

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare