Taravari: Lehtësimi i masave nuk do të thotë ulje e rrezikut nga virusi

Desk
By Desk April 27, 2020 14:21

Taravari: Lehtësimi i masave nuk do të thotë ulje e rrezikut nga virusi

Sekeretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka bërë apel tek qytetarët në lidhje me planin e qeverisë për zbutje të masave restriktive për mbrojtje nga koronavirusi.
 
Ai në konferencën e sotme për media tha se që nga 11 marsi, kur OBSh-ja shpalli zyrtarisht gjendjen e pandemisë, të gjithë jemi nën të njëjtën trysni e presion të vazhdueshëm nga rreziku i COVID-19, ndërsa shtoi se edhe vendi ynë si disa vende të tjera tashmë po planifikon lehtësimin e masave.
 
“Me lehtësimin e masave nuk do të thotë ulje e rrezikshmërisë së virusit. Madje me lehtësimin e masave duhet të shtohet mobilizimi ynë, pasi tashmë fillojmë dhe të dalim të gjithë në fushë të betejës. Ju lutemi që të zbatoni me përpikëri mbajtjen në mënyrë efikase të maskës dhe dorezave bashkë me distancën të paktën prej dy metrash” theksoi Taravari, duke shtuar se nëse këto nuk zbatohen, mund të jemi viktima të ndonjë shpërthimi të dytë të infektimit, shumë më dramatik se sa situata aktuale që kemi./TV21
 
Desk
By Desk April 27, 2020 14:21