Taravari: Me Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyer

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Mars, 2022 13:35

Taravari: Me Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyer

Kongresi i partisë ASH mbahet me 27 Mars për ta vendosur kush do të jetë kryetari dhe pjesa tjetër përbërëse e lidershipit në katër vitet e ardhshme.

Taravari i prononcuar për “Utrinski Brifing” është shprehur kështu “Nëse Sela kandidon, unë nuk do të kandidojë dhe ai do të ketë mbështetjen time, por nëse nuk kandidon, mund të mendoj. Me Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyer”.

Kuvendi Qëndor i cili u mbajt në dhjetor në të cilin u diskutuan rezultatet që ASH i mori në zgjedhjet lokale u pa me shumë pakënaqësi në partinë e Selës ku edhe rezultoi me shumë ikje nga partia. Sela më herët kishte thënë se partia duhet ta mbajë Kongresin e rregullt me 27 Mars nga i cili edhe do të dalin emrat për kryesinë e re në katërvjeçarin e ardhshëm.

“Në Aleancën për Shqiptarët gjithmonë flitet hapur, kritikohet hapur. Nga ky proces shpresoj se çdo anëtar do të marrë mësim të mirë dhe me organizimin e kongresit të ri do të dalim edhe më të fortë”, tha Sela.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Mars, 2022 13:35

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare