Taravari nga Tetova: Të rinjtë e ASH-së halë në sy për LSDM-në e VMRO-në

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:16

Taravari nga Tetova: Të rinjtë e ASH-së halë në sy për LSDM-në e VMRO-në

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë konvetës së ASh-së në Tetovë tha se rinia e ASH-së është halë në sy për LSDM, VMRO-në, Besën e BDI-në.

“E shihni kohën e fundit Aleanca për shqiptarët është pengesë për të gjithë. Pengesë për SDSM, pengesë për VMRO,pengesë për BDI, pengesë për BESA. Të gjitha këto struktura disi u pengojmë të gjithëve, sikur me cdo kusht mundohen të na anashkalojnë, të na paraqesin si të dobët. Ky është momenti ku duhet tu tregojmë se është e kundërta!”, tha Taravari

“Kjo ideja e të rinjve në listë, unë nuk e kam ditë, kur e dëgjova e kam pëlqy shumë, që ju keni dhënë vend dhe hapsirë të rinjve tetovarë, urime edhe kryetarit të degës edhe Vjollcës. Po kur më thanë se edhe 50% e listës së këshilltarëve jane të gjinisë femërore,kjo edhe më shumë më pëlqeu,sepse Aleanca ju kushton vëmendje të rinjve, dhe nuk është kamuflim kjo që i vendosim emrat e të rinjve sepse ka spekulime të ndryshme se pse Aleanca ju jep hapsirë të rinjve. Ja unë ju tregoj një rast se e kemi me gjith mend me rininë, për shembull në komunën e Gostivarit kemi dy ndërmarrje të cilat i udhëheq komuna, dy ndërmarrjet më të mëdhaja të komunës, njëra është komuna Leci dhe udhëhiqet prej nënkryetarit të Forumit Rinor Faton Bilalli, i cili është 27 vjecar, dhe tjetra është Drejtoria për parqe dhe gjelbërime dhe parkingje, gjithashtu udhëhiqet nga një rinisti i cili është 29 vjecar, Senad. Domethënë ne si Aleancë nuk e kemi rininë vetem si kamuflim, apo vetëm si sakrificë, po përkundrazi për tu dhënë hapsirë.

Periudhën e fundit të gjithë ankohemi se të rinjtë na ikin, se shumë pak fuqi puntore kemi, se shumë pak hapsirë ju japim të rinjve, ja është moment i vërtetë ku tetovarët të cilët besoj se janë të vetëdijshëm se Tetova është kryeqendra e shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe unë e ndjej Tetovën si qytetin tim se nëse i llogaris deri në 30 vite të moshës time, gysmën e jetës e kam kalu në Tetovë e gjysmën në Gostivar, kështu që besoj se tetovarët kësaj rradhe do të dinë të votojnë, ta rrethojnë nr.7″, tha Taravari, përcjell TOP24.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:16