Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari komentoi për Zërin e Amerikës mbi shqetësimet që kanë nxitur ndryshimet e fundit në Kodin Penal.
Ekspertë e përfaqësues të opozitës thonë se ulja e dënimin me burg për funksionarët shtetërorë të përfshirë në shpërdorim detyre apo për vepra penale si “bashkim kriminal”, janë parakusht për rritjen e nivelit të korrupsionit, në një vend që ka shqetësime të mëdha në këtë drejtim.
Deputetët e partisë Aleanca për Shqiptarët nuk votuan pro këtyre ndryshimeve në seancën e parlamentit që u mbaj ditën e mërkurë, po kështu propozimi erdhi me firmën e zëvendësministrit dhe Kryeministrit dhe jo ministrit të Drejtësisë, ky i fundit përfaqësues i ASH-së.
Taravari tha se do t’i kërkojë ministrit të Drejtësisë, të sqarojë partinë nëse ndryshimet janë bërë në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian apo nëse pas tyre qëndron diçka tjetër. Kryetari i ASH-së flet dhe mbi çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe ngërçin politik që ka krijuar pamundësia e shumicës parlamentare për të siguruar votat e nevojshme për përshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare, si komb shtetformues, kërkesë kjo e BE-së.
Tarvari thotë se pritet të shihen nëse do të rezultojnë të vërteta disa paralajmërime që VMRO-DPMNE-ja apo deputetë të saj, të votojnë në moment të fundit për këto ndryshime, nëse kjo nuk ndodh thotë ai, Maqedonia e Veriut do të shkëputet nga Shqipëria në procesin e integrimit dhe do të mbetet pas, me vende që kanë probleme shumë të mëdha.