Taravari: Nuk e di pse disa bashkëpartiak të ASH-së me çdo kusht duan koalicion me BDI-në

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 21:13

Taravari: Nuk e di pse disa bashkëpartiak të ASH-së me çdo kusht duan koalicion me BDI-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka mbajtur sot në mbrëmje një tubim nga qyteti i tij i Gostivarit, ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe kërcënime me jetë ndaj tij, tha se nuk e kupton pse disa funksionarë të Aleancës për Shqiptarët duan ta mbajnë BDI-në me çdo kusht në pushtet.

“Si kryetar partie që jam, kam të drejtën të shpreh mendimin tim, ta them atë që është më mirë për shqiptarët, për ta kthyer kredibilitetin e partisë. Por gjeta një nervozizëm te disa anëtarë të partisë, që janë edhe funksionarë, nuk e di pse janë ofruar me BDI-në dhe duan me çdo kusht ta mbajnë BDI-në në pushtet.”- tha Taravari.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 21:13

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare