Taravari: Qeveria shantazhoi Gostivarin

Desk
By Desk May 1, 2020 23:17

Taravari: Qeveria shantazhoi Gostivarin

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka thënë sonte se vendimi për mos-hapje të kafaterive në Gostivar, ka qenë edhe një shantazh klasik nga ana e qeverisë ndaj Gostivarit.

Ai tha se me ndryshimin e vendimit të cilin qeveria e ka sjellur vetë, ka dashur në Gostivar të bënë spektakël.

“Ditën e martë këkresa jonë iu drejtua Shtabit qendror të krizave për shkurtim të orës policore dhe për hapjen e kafaneve. Dje na erdhi përgjigja pozitive, që kafenetë të mund të hapen dhe të shesin kafe përmes sportelit. Por, në mbrëmje më redhi njoftim se qeveria përgatit spektakël që të dëmton biznesin në Gostivar, me kamera e polici të futen në objekte”, tha kryetari Taravari.

I pari i Gostivarit sqaron më tej se si e ka menaxhuar të gjithë situatën pasi njoftohet për keqpërdorim të vendimit nga vetë qeveria.

“Edhe pse kishte konkluzion qeveritarë, ne nuk lejuam që të hapen kafenetë. Pasditën e djeshme dolëm me njoftim dhe kërkuam që kafeteritë të mos hapen. Ditët në vijim do të dalë edhe një herë me njoftim ku do ta bëjë të njohur vendimin e qeverisë me shkrim. Falenderojë pronarët e kafeterive që na respektuan dhe nuk i hapën lokalet e tyre. Kjo nuk ishte asgjë tjetër, vetëm edhe një shantazh nga qeveria për Gostivarin”, theksoi kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Ky sqarim nga Taravari u bë sonte në një komunikim të rregullt me qytetarët në Facebook, ku ai përgjigjet në pyetjet që parashtrojnë qytetarët mbi situatën e fundit nga kriza me pandeminë nga Covid 19. / news33.tv/

Desk
By Desk May 1, 2020 23:17