Taravari: Restorantet dhe kafiteritë nga sot do punojnë lirshëm

Desk
By Desk May 11, 2020 14:05

Taravari: Restorantet dhe kafiteritë nga sot do punojnë lirshëm

“Prej sot të gjitha restoranet dhe kafiteritë mund të fillojnë të punojnë me shitje të kafeve me modelin blej dhe shko (në sistem të sporteleve)” ka shkruar në profilin e tij në Facebook kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Nuk dihet nëse ky lehtësim vjen vetëm për Gostivarin apo edhe për qytetet tjera të Maqedonisë pasi që nuk është shpjeguar më detajisht në postimin e Taravarit.

 

 

 

Ndërkaq sipas informatave që qarkullojnë media, as sot në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse nuk është diskutuar për lehtësimin e masave parandaluese.

Desk
By Desk May 11, 2020 14:05