Taravari: S’ka asgjë të re për sa i përket Qeverisë, qendra të caktuara nxisin këtë bisedë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:05

Taravari: S’ka asgjë të re për sa i përket Qeverisë, qendra të caktuara nxisin këtë bisedë

Nesër bëhet një javë nga takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetarin e ASH-së, Arben Taravari. Por ky i fundit vazhdon ti quajë spekulime bisedimet e mundshme për pjesëmarrje në qeveri. I pyetur sot nga gazetarët se a vazhdojnë bisedimet, Taravari ripërsërit se nuk ka bisedime dhe diçka të re në këtë drejtim.

Sipas tij, këtë çështje e nxisin disa qendra të caktuara.

“Tash për tash nuk ka asgjë të re. Mendoj se këtë bisedë e nxisin disa qendra të caktuara sesa realisht po zhvillohen bisedime. Do të shohim çka do të ndodh, por tash për tash nuk jemi duke negociuar”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Por cilat janë qendrat që përmend Taravari, kur sot sërish në disa media rrodhën informacione nga brenda ASH-së se bisedimet vazhdojnë? A e ka fjalën për qendra brenda partisë së tij apo i referohet ndonjë qendre tjetër?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare