Taravari: Sot do të japë dorëheqje kryeministri Zoran
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tavari ka thënë sot se pjesë e shumicës parlamentare do të jenë edhe deputetë të BDI-së dhe LSDM-së, shkruan Alsat.
Ai po ashtu ka thënë se sipas informatave që ka, sot do të japë dorëheqje kryeministri Zoran Zaev, derisa sipas tij, kjo e lehtëson procedruën e nisjes së negociatave për formimin e Qeverisë së re.
“Ne jemi duke biseduar edhe me deputetë të LSDM-së edhe BDI-së dhe atë jo me iuniciativën tonë, por me iniciativën e atyre të cilët kanë kërkuar që të takohemi, kanë kërkuar do garanci. Shpresoj se në shumicën e re 100 për qind do të ketë deputet edhe të BDI-së dhe LSDM-së, këtë ua garantoj. Vetëm se di a do të shkohet në votëbesim të qeverisë apo do të jep dorëheqje sot Zaevi. Sipas informatave që i kam Zaevi sot do të jep dorëheqje dhe kjo e lehtëson edhe procedurën për nisjen e negociatave për formimin e Qeverisë së re”, theksoi Taravari./ Alsat.mk