Taravari uron ambasadorin e parë të SHBA-ve me prejardhe shqiptare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Shtator, 2022 12:12

Taravari uron ambasadorin e parë të SHBA-ve me prejardhe shqiptare

Siç njoftuan mediat, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu. Lajmin e ka bërë të ditur, Ruben Avxhiu, një shqiptar i cili vepron po ashtu në Amerikë.

Nënkryetari në dorëheqje i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka uruar Aliun për pozitën e re në Mal të Zi, si ambasador i SHBA-ve në këtë shtet.

“Urime të mëdha B. Bix Aliut për emërimin e tij si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në i SHBA-ve në Malin e Zi! Veçanërisht krenar që ambasadori i parë shqiptaro-amerikan në rajon i ka rrënjët në Maqedoninë e Veriut. Miqësia jonë e veçantë me SHBA është e përjetshme!”, shkruan në Twitter Taravari.44

Ndryshe, B. Bix Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni. Ai më së fundi shërbeu si i Ngarkuar me Punë, i Përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest në Hungari.

Prindërit e Begzat Aliut kishin emigruar nga Maqedonia e Veriut për në Amerikë.Vetë Begzat Aliu mban diplomën e fakultetit të mjekësisë të marrë në Universitetin e Prishtinës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Shtator, 2022 12:12

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare