Taravari vazhdon të mohojë se ka marrëveshje për pjesëmarrjen e ASH-së në Qeveri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:06

Taravari vazhdon të mohojë se ka marrëveshje për pjesëmarrjen e ASH-së në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari vazhdon të mohojë se ai ka bërë marrëveshje me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për të hyrë në Qeveri. Ndonëse një pjesë e mediave i referohen burimeve nga partia dhe thonë se për dikastere të caktuara janë marrë vesh, dhe pas takimit të parë Taravari-Kovaçevski, kreu i Aleancës ka qëndrim të kundërt, përcjell FLAKA.

“Nuk ka rendesi. Spekulime të kulluara”, tha Taravari për “A1on”, i pyetur nëse hyrja në Qeveri është rënë dakord bashkë me dikasteret e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Mirëpo, jozyrtarisht, mbështetja e Aleancës për Shqiptarët do t’i kushtonte Qeverisë tre ministri dhe një numër të madh drejtorësh që do të menaxhoheshin nga kuadro të kësaj partie politike. Në këmbim, shumica qeverisëse do të marrë mbështetjen e tetë deputetëve të saj. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:06

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...