Taravari: VMRO-DPMNE-ja do të na largojë më shumë nëse vazhdon me këtë fjalor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 22:42

Taravari: VMRO-DPMNE-ja do të na largojë më shumë nëse vazhdon me këtë fjalor

Arben Taravari, u.d. kryetar i ASH-së duke dhënë sqarim rreth koalicionimit me VMRO-DPMNE-në, tha se koalicionim nuk ka pasur.

Theksoi se kanë ka pasur bashkëpunim nëpër komuna në zgjedhjet lokale. Ai shtoi se pikërisht ASH ka qenë ajo që e çoi VMRO-në në opozitë në vitin 2017-të, kur BDI që sot i akuzon për koalicion, ishte 10 vite me Gruevskin në Qeveri.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët me tre deputetët tanë jemi ata që e çuan VMRO-DPMNE në opozitë më 2017, me të vetmin qëllim për të bërë ndryshimin. Ne përsëri jemi ata që i bëmë thirrje BDI-së të garojnë pa koalicione me partitë maqedone. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 patëm një bashkëpunim me VMRO-DPMNE, por në momentin që mbaruan zgjedhjet, ne nuk kemi asnjë obligim ndaj VMRO-DPMNE. Ne nuk kemi koalicion me VMRO-DPMNE. Në komunat e përzira etnikisht, është e domosdoshme të ketë bashkëpunime me partitë maqedone sepse një parti nuk mund të ketë shumicën e vetme”, deklaroi Arben Taravari sonte në “Rruga drejt” në Alsat.

Që nuk kemi koalicion me VMRO-në, dëshmon edhe fakti se nuk e përkrahëm nismën për referendum, tha më tej Taravari.

“Assesi nuk e përkrahim nismën e VMRO-DPMNE për referendum, sepse kjo na largon nga NATO dhe BE. I mirëkuptojmë shqetësimet e maqedonëve për identitetin e tyre por nuk ka instancë që garanton më tepër këtë identitet se NATO dhe BE. Prioriteti ynë i vetëm është rruga e integrimeve evropiane”, tha më tej Taravari.

Taravari tha se ASH-ja është distancuar me kohë nga VMRO-ja.

“Jemi distancuar nga politikat e VMRO-së, sepse kishim një bashkëpunim në qytetin e Shkupit, ku gabuam, por e kishim marrëveshje politike për zgjedhjet lokale”, tha Taravari.

Taravari shtoi se ASH-ja si parti nuk është kundër identietit të maqedonasve, por me këtë fjalor të VMRO-së, sipas Taravarit, Maqedonia jo që do të largohet nga rruga euro integruese por edhe nga identieti maqedonas.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 22:42