Taravari: Zaev bëri mirë që dha dorëheqje, por mund të ndryshojë mendje

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:29

Taravari: Zaev bëri mirë që dha dorëheqje, por mund të ndryshojë mendje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sonte për “Telma”, dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev e vlerësoi si kosto morale, por edhe tha se mund të ndryshojë mendje.

“Pas një disfate të tillë, nga pikëpamja morale, ai bëri mirë. Edhe pse mendoj se mund të ndryshojë sërish qëndrim, e dimë që zoti Zaev mund të ndryshojë qëndrim disa herë në ditë. Përndryshe, një debakli zgjedhor, ndoshta nuk e priste.

Parandaloni rënien e flokëve me një shampo plotësisht natyrale! Rigjeneron dhe rikthen shkëlqimin.

Kam garantuar se LSDM dhe BDI do të humbin rreth dy të tretat e komunave dhe humbën. Njerëzit rreth tij thjesht nuk i thanë se si ishte situata në fushë. Maqedonasit, shqiptarët dhe turqit ndëshkojnë në zgjedhje, nuk shpërblejnë.

Tani VMRO duhet të jetë shumë e matur, të mos i bëjë të njëjtat gabime që i bëri Zaev”, thotë Taravari.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:29
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.