Tateshi: Janë marrë masa të shumta për uljen e ndotjes së ajrit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 23:03

Tateshi: Janë marrë masa të shumta për uljen e ndotjes së ajrit

Përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit, Besa Tateshi e ftuar në emisionin “Magazina e Ekonomike”, në Alsat iu përgjigj Presidentit të “Eco Guerillës” se nuk është e vërtet se qeveria në këto dy vitet e fundit nuk ka bërë asgjë për ndotjen e ajrit, përkundrazi, sipas Tateshit, iniciativat e kësaj qeverie kundër ndotjes kanë qenë të shumta dhe se në vijim priten edhe rezultatet e këtyre masave.

“Masat e iniciuara nga Ministria e Mjedisit si institucion kompetent për të iniciuar të tilla masa janë të shumta sidomos viteve të fundit dhe të gjitha këto masa presin dukshëm të ndikojnë në rënine e ndotjes dhe rritjes së cilësisë së ajrit”, tha Tateshi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 23:03