Taylor Swift merr këtë vendim në prag të ditëlindjes së 30-të

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 22:45

Taylor Swift merr këtë vendim në prag të ditëlindjes së 30-të

Ajo po lanson një këngë të re për Krishtlindje dhe po përgatitet për një tjetër vit të zënë në qendër të vëmendjes.

Dhe Taylor Swift është e angazhuar të lërë stresin dhe negativitetin në të kaluarën përpara ditëlindjes së saj të 30-të në 13 dhjetor.

Ikona muzikore në një intervistë për ‘People’ tha që ajo është e gatshme të ‘dëbojë gjërat’ që nuk i shërbejnë shpirtit të saj, duke përfshirë çdo mendim kundërshtues në trupin e saj.

“Ka disa pjesë të trurit tim që nuk iu kushtoj shumë rëndësi, si stresi për trupin tim, stresi të qenit në trend, stresi për njerëzit që mendojnë se jam e ftohtë, duke theksuar se njerëzit mendojnë me të vërtetë çfarë të dëshirojnë për mua ,’ ajo tha.

‘Duhet të flakësh gjëra që nuk të shërbejnë. Kjo është ajo që unë mendoj se ne të gjithë përpiqemi të bëjmë kur jemi duke u plakur, dhe ju thjesht shpresoni se do të bëheni edhe më të mençur! ‘

Fituesja e çmimit Grammy është  vërtet e lumtur ’që po feston një tjetër udhëtim rreth diellit’ derisa ajo po mbush 30-vjeç.

“Më kanë thënë shumë njerëz [30-të tuaj] janë vërtet argëtues dhe unë jam duke kaluar një kohë vërtet të mirë duke iu afruar atyre,” tha ajo.

Ky vit ka qenë me të vërtetë një për t’u kujtuar për Taylor, e cila lansoj albumin e saj ‘Lover’ me Universal Music Group, si dhe u shpërblye me gjashtë çmime të në ‘American Music Awards’ duke përfshirë këtu edhe çmimin si ‘Artistja e Dekadës’.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 22:45

ETC FESTON