Tayna ka postuar një foto me menaxherin e saj , Rinor Hykolli.
Rinor Hykolli ka qenë kohëve të fundit objekt i mediave kosovare dhe shqiptare për shkak të një gjykimi në Gjilan.
Ai është dënuar nga Gjykata e Gjilanit me një vit burg efektic. Sipas prokurorisë ai ka pasur një mosmarrëveshje të mëhershme e cila ka rezultuar me dëmtimin e Liridon Bajramit.
Sipas aktakuzës, Rinor Hykolli më 22 korrik 2021 në orën 00:40, i kishte shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Labinot Bajrami, të cilin e kishte goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, si dhe me grushte dhe pjesë të tjera të trupit.
Hykolli ishte në paraburgim prej datës tre tetor dhe atij i ishte propozuar masa e paraburgimit.
Por, sot, Tayna ka postuar një fotografi ku është me menaxherin e saj, por nuk dihet se a është realizuar ajo tani, apo është bërë ditëve të tjera dhe me këtë foto Tayna ka dashur që të festojë suksesin e saj me këngën më të re, “Hala” që është një bashkëpunim i saj me Ledri Vulën.