Tayna shijon jetën e natës në Amerikë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:56

Tayna shijon jetën e natës në Amerikë

Tayna po qëndron këto ditë në Amerikë.

Tayna është aktualisht një ndër rep-artistet më të suksesshme në estradën shqiptare, shkruan lajmi.net.

Reperja është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë në publik, ndërsa me koncerte nuk ka qenë e angazhuar gjatë këtyre muajve, për shkak të pandemisë.

Së fundi, Tayna ka udhëtuar për në Amerikë, teksa po e shijon në maksimum qëndrimin atje dhe nuk heziton të sjell kohë pas kohe edhe fotografi nga vendet që viziton.

Mbrëmë, ajo u argëtua bashkë me miq, ndërsa në rrjete sociale i publikoi disa imazhe e fotografi, ku shfaqet joshëse në të zeza.

“Qe qe”, mban titullin projekti i fundit muzikor nga Tayna, këngë kjo e shoqëruar edhe me klip. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:56