Të bëhen përpjekje për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare deri në dhjetor

Desk
By Desk November 21, 2020 19:49

Të bëhen përpjekje për mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare deri në dhjetor

Presidenca gjermane me Bashkimin Evropian do të vazhdojë të punojë në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në dhjetor dhe duhet të bëhen përpjekje për të zbatuar këtë vendim historik të BE-së. Unioni duhet të njohë atë që vendi ka arritur në 3,5 vitet e fundit. Këto janë mesazhet e dërguara dje nga zyrtarë të lartë shtetërorë me rastin e bllokadës bullgare të kësaj jave, se vendi vazhdon të punojë deri në momentin e fundit për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë, pa u vënë në pikëpyetje gjuha dhe identiteti.

“Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të operacionalizuar vendimin historik të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2020 gjatë presidencës gjermane të BE-së”, ranë dakord kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir..

Kryeministri Zaev, nënvizoi se Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e saj për integrim në Bashkimin Evropian, që është edhe qëllim strategjik i vendit, me çka shtoi se konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian nga marsi i vitit 2020, vërtetuan se vendi është i përgatitur që ti hap bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Gir e përshëndeti angazhimin e Qeverisë për të vazhduar të bëjë përparim në zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian, të cilat para se gjithash, janë kryesisht në interesin e të gjithë qytetarëve, por gjithashtu të rëndësishme për afrimin e Maqedonisë Veriore drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri, Zoran Zaev dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërnz, konstatua se të dy vendet dëshirojnë që negociatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian të fillojnë deri në fund të vitit, si një investim në stabilitetin rajonal dhe një proces i rëndësishëm për sigurimin e prosperitetit për qytetarët.

Sipas Zaevit dhe Bërnz, zgjidhja e çështjeve bilaterale duhet të mbetet jashtë kornizës negociuese midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, ndërsa çdo kundërshtim ose paaftësi e këtij procesi është drejtpërdrejt e dëmshme për kohezionin e familjes transatlantike të kombeve dhe në kundërshtim me interesat e stabilitetit dhe demokracisë në rajon.

Presidenti Stevo Pendarovski nuk pret që në javët e ardhshme të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë, e cila do ta zhbllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Bullgaria, thotë ai, e ka ndryshuar në mënyrë drastike politikën e saj ndaj vendit në muajt e fundit. Me një politikë të tillë, sipas tij, Bullgaria tregon se nuk mund të dalë nga koha e Todor Zhivkovit. Sidoqoftë, ai thotë se zgjidhje duhet të kërkohet në të ardhmen, por vetëm përmes fakteve shkencore dhe historike, dhe jo politike.

Pendarovski thotë se politika e Bullgarisë për ta bllokuar vendin në përparimin drejt anëtarësimit në BE nuk mbështetet nga asnjë vend anëtar. Informacionet që i kemi nga Brukseli, siç theksoi ai, thotë se asnjë vend apo burrë shteti nuk e mbështet veton e Sofjes zyrtare, për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE.

Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë për gazetën vjeneze “Standard” tha se dita kur Bullgaria vendosi veto për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut nuk ishte e mirë, as për Evropën, e as për perspektivën evropiane të rajonit tonë, ndërsa veçanërisht jo për ne.

Ai potencoi se vetoja bullgare dërgon sinjal shumë të keq për rajonin e Ballkanit Perëndimor se BE-ja nuk e njohu atë që deri më tani e arriti vendi, i cili në tre e gjysmë vitet e fundit i zgjodhi problemet me fqinjët, bëri hapa të mëdhenj drejtë shoqërisë së hapur, demokratike dhe multietnike dhe zbatoi reforma për ndërtim të shtetit juridik.

Megjithatë, sipas Dimitrovit, tani dëshirojmë ta parandalojmë dëshpërimin dhe nacionalizmin dhe për këtë edhe nëse nuk arrijmë ta zhbllokojmë veton bullgare, kthehemi drejtë shteteve mike të Unionit, që të mundemi t’i arrijmë standardet evropiane pa procesin e anëtarësimit drejtë BE-së.

“Nëse procesi ynë i anëtarësimit vendoset aq shumë në problem bilateral që diskutimet për historinë të bëhen më të rëndësishme se lufta kundër korrupsionit, pavarësia në gjyqësor, funksionimi i institucioneve demokratike, liria e mediave, mjedisi dhe energjia, atëherë ai nuk është proces që evropianizon, por proces që ballkanizon. Për këtë neve na nevojitet agjendë reformuese me rrjet të miqve të cilët janë këtu që të na ndihmojnë dhe duhet të vendosim qëllime të qarta dhe të punojmë në to. Sepse nuk do të duhej të humbim kohë”, tha Dimitrovi.

Zëvendëskryeministri thekson se vendi nuk heq dorë nga bisedimet me Sofjen, por potencoi se nuk do të bisedojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim.

“Kjo është pjesë e një procesi historik, e jo vendim politik. Ne ia kemi borxh popullit tonë mbrojtjen e dinjitetit dhe identitetit”, thekson Dimitrovi, duke shtuar se në Evropë në shekullin 21 nuk do të duhej të ketë hapësirë për debat të tillë, sepse gjuha jonë është puna jonë, ndërsa vendosja në pikëpyetje e gjuhës dhe identiteti të fqinjit nuk është fqinjësi e mirë, ndërsa në vitin 2020 nuk është edhe e hijshme.

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane potencoi se ajo “kush jemi ne – maqedonas dhe çfarë gjuhë flasim – maqedonase” – është çështje e brendshme dhe çështje e vetëvendosjes.

“Është rëndë të kuptohet se në nenin 3 të Marrëveshjes së Lisbonës, BE-ja e pranon respektimin e diveristetit kulturor dhe gjuhësor, ndërsa njëkohësisht gjuha maqedonase paraqet pengesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Kjo nuk është sfidë vetëm për neve, por edhe për Bashkimin Evropian si bashkësi e vlerave. Këtu, në rajon, ne kemi histori të pasur, por dukshëm nuk arrijmë të krijojmë të ardhme të mjaftueshme”, theksoi Dimitrovi.

Ai përkujton se me Marrëveshjen me Bullgarinë ishte formuar Komisioni i Përzier i Historianëve, të cilët duhet të debatojnë për çështje historike, por, siç thekson, në javët dhe muajt e fundit debati për çështjet historike u bë dominant dhe e minon procesin politik dhe marrëdhëniet e ndërsjella.

“Historianët bullgarë i hodhën poshtë ato raporte në të cilat paraqitej mbiemri ‘maqedonas’. Dhe kështu kjo çështje e identitetit u bë pengesë në punën e Komisionit. Por sinqerisht: nëse marrëveshja e përsosur në të gjitha anët për çështjet historike do të ishte parakusht, atëherë Bashkimi Evropian asnjëherë as nuk do të krijohej. Në shkencën moderne koncepti i ‘së vërtetës historike’ është vjetërsuar. Tani flitet për multiperspektivizëm. Gjatë anëtarësimit duhet gjithashtu të flitet për atë, për miratimin e të drejtës së Bashkësisë dhe parimeve evropiane, e jo çështje qendrore të jetë historia”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Dimitrovi theksoi se vendi ka mbështetje të madhe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, duke shtuar se presidenca gjermane me Unionin do të vazhdojë të punojë në atë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në dhjetor.

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon për gazetën e Beogradit “Danas”Bashkimi Evropian nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut, e cila disa herë konfirmoi se për të nuk ka alternativë në rrugën drejtë BE-së dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë.

“Nuk mund t’i tradhtojmë përsëri. Ne duhet të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë në frymën e dialogut dhe ta kthejmë besimin e tyre në këtë proces. Vendet anëtare kanë edhe një mundësi që të vendosin deri në fund të vitit dhe ta hapin derën e BE-së për miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut, sepse ata e merituan këtë”, tha Fajon, e cila është kryetare e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim të Parlamentit Evropian.

Sipas eurodeputetit dhe raportuesi bullgar për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk duhet të shfrytëzohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë si shans të gjendet mënyrë vendi ynë t’i fillojë negociatat me BE-në pasi mbështetja e kryesimit gjerman nuk do të përsëritet nga kryesuesi i ardhshëm Portugalia dhe kjo mund të çojë drejt ngecjes së Maqedonisë me pasoja të mëdha.

Quçuk për emisionin Eurofokus në televizionin Tellma deklaroi se ka mënyra, vetëm duhet vullnet duke potencuar se gjithçka tjetër përveç fillimit të negociatave do të jetë disfatë e politikave evropiane në Ballkan.

“Marrëveshjen e vitit 2017 e shoh si proces. Shumë herë Marrëveshja e Prespës zbatohet me marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga viti 2017. Ato janë shumë të ndryshme. Zgjidhin lloj të ndryshëm të problemeve. Ndërsa Marrëveshja me Greqinë i jep fundin, i vë pikën një procesi i cili ka qenë në të kaluarën. Dhe ajo në masë të madhe i zgjidhë çështjet bilaterale”, thotë Quçuk.

Mbështetjen dhe pozicionin e Greqisë që nga Agjenda e Selanikut e deri më sot sa i përket perspektivës evropiane të vendeve të rajonit, e përsëriti zëdhënësi i MPJ-së greke Aleksandros Papajoanu në brifingun e djeshëm me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, se a do të ndërmarrë Greqia iniciativa konkrete, siç ishte rasti pas vetos franceze për Maqedoninë e Veriut, edhe edhe tani, pas bllokadës bullgare.

Papajoanu përsëriti se Greqia gati 20 vjet ka pozicion të pandryshuar për të ardhmen e BE-së së Ballkanit Perëndimor.

“Kemi thënë se gjithmonë në bazë të përmbushjes së kushteve, e mbështesim perspektiven evropiane. Gjithashtu, kemi thënë se dëshirojmë ta ndihmojmë rrjedhën integruese të këtyre vendeve, sepse besojmë se integrimi i tyre do të ndihmojë në stabilitetin më të gjerë të rajonit dhe ky pozicion edhe deri më sot vlen dhe do të vazhdojë të vlejë. Ky është pozicioni ynë i fuqishëm, këtë e ndjekim”, sqaroi Papajoanu.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se a duhet marrëveshjet që kanë lidhje me tema historike, gjuhësore ose identiteti të jenë parakusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe për zgjerimin e BE-së, zëdhënësi i MPJ-së greke theksoi se nga Këshilli Evropian në Kopenhagë në vitin 1993 janë vendosur kriteret politike dhe ekonomike në bazë të të cilave një vend mund të jetë kandidat për anëtarësim.

Desk
By Desk November 21, 2020 19:49