Të burgosurit dhe ata në paraburgim nuk kanë sigurim shëndetësor në Maqedoni, alarmojnë nga Revizioni

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:03

Të burgosurit dhe ata në paraburgim nuk kanë sigurim shëndetësor në Maqedoni, alarmojnë nga Revizioni

Enti Shtetëror për Revizion ka realizuar revizion te Ministria e Drejtësisë, më saktësisht Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, ku janë regjistruar disa vërejtje për punën e tyre në vitin 2020.

“Kemi shprehur mendim të volitshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe mendim me rezervë për pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura”, shprehin mendim nga ESHR.

Enti regjistroi vërejtjet si, jofunksionimi i revizionit të brendshëm dhe asnjë revizioni i kryer në Drejtorinë, ndërsa të burgosurit dhe personat në paraburgim nuk kanë sigurim shëndetësor. Për këtë rekomandoi që Drejtoria duhet rregullon sigurimet e detyrueshme shëndetësore.

“Mjetet elektronike dhe sistemi për monitorimin dhe zbatimin e masës së paraburgimit në RMV nuk është ende aktiv, për të cilin institucionet kompetente në bashkëpunim me Drejtorinë duhet të marrin masa dhe aktivitet për të mundësuar funksionimin operativ dhe të vazhdueshëm të pajisjeve për mbikëqyrje elektronike, me qëllim të kryerjes së shërbimit të provës, respektivisht sigurimin e sistemit efikas të mbikëqyrjes elektronike gjatë ekzekutimit të masës së arrestit shtëpiak në të gjithë territorin e RMV-së”, raportoi Revizioni.

Revizioni në këtë institucion nga Enti është kryer prej 9 marsit deri më 9 qershor të këtij viti./Portalb.mk/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:03
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.