Të burgosurit e Idrizovës komunikojnë Flakën: Ja në çfarë kushtet kalojmë gjendjen e pandemisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 29, 2020 23:52

Të burgosurit e Idrizovës komunikojnë Flakën: Ja në çfarë kushtet kalojmë gjendjen e pandemisë

Në adresën elektronike të Agjencisë së lajmeve Flaka ka arritur një video që thuhet që është xhiruar në mjediset e burgut të Idrizovës. 

Ja në çfarë kushtet kalojmë gjendjen e pandemisë”, ishte porosia e dërguar në adresë të Flakës. 

Në video që zgjat rreth 3 minuta, shihet oborri i burgut në moçale, kuzhina e burgut në gjendje kaotike, korridoret në situatë aspak të favorshme për mbijetesë, ashtu sikurse edhe dhomat e gjumit dhe banjot. 

Brenda burgut vërehen edhe kafshë, siç është macja që del nga dritarja. Për më tepër ndiqni videon e arritur në redaksinë tonë. Përveç titrimit, redaksia nuk ka ndërhyrë në përmbajtjen e video. Personi që dërgoi porosinë është i njohur për redaksinë tonë. Flaka

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 29, 2020 23:52