Të burogsurit në burgun e Shutkës: Ndërroi jetë edhe një person

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 15, 2020 17:23

Të burogsurit në burgun e Shutkës: Ndërroi jetë edhe një person

Të burogsurit në burgun e Shutkës në komunikim me redaksinë e Agjencisë së lajmeve Flaka, njoftuan që para pak çastesh ka ndërruar jetë një i burgosur. 

Sipas tyre, bëhet fjalë për një të burgosur i moshës rreth 25 vjeçe, i cili ka qëndruar në karantinë, por nuk mund ta pohojnë që i ndjeri humbi jetën si pasojë e CoVid-19. 

 Të burgosurit, identiteti i të cilëve është i njohur për redaksinë, njoftuan që i ndjeri ka qenë nga Gostivari, i përkatësisë nacionale boshnjake.

Redaksia është në pritje të përgjigjes nga drejtori e burgut dhe organeve të rendit, që informaconi të merr karakter zyrtar.

Nëse konfirmohet që i ndjeri vdiq nga CoVid-19, ky do të jetë rasti i dytë brenda një jave. 

Më 9 Gusht, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi se një i paraburgosur në Burgun e Shutkës, ka ndërruar jetë nga infarkti, më pas i është bërë testi për virus korona. 

“Bëhet fjalë për njeri që ka ndërruar jetë. Unë sa e di ka qenë vetëm në Burgun në Shutkë, s’kam informata se ka qenë tjetër kund”, tha Filipçe. Ministri tha se në Burg po merren masa për t’u parandaluar shpërndarja e epidemisë, gjegjësisht po bëhen anketa me të gjithë ata që kanë pasur kontakt të afërt me të dhe rezultatet do të publikohen pas analizave. Flaka

 

 

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 15, 2020 17:23