Të dhënat e përditësuara, në Kërçovë, Dibër e Gostivar asnjë rast i prekur nga CoVid-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 14:04

Të dhënat e përditësuara, në Kërçovë, Dibër e Gostivar asnjë rast i prekur nga CoVid-19

Sipas informatave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në shtetin tonë janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus, nga ato dy në Strugë, ndërsa në Gostivar, Kërçovë e Dibër nuk ka pasur asnjë rast të ri. 13 nga këto raste janë regjistruar në Kumanovë, njofton Flaka

Kështu, në Shkup regjistrohen 12, Tetovë 1,  Prilep  8, Strugë 2, Veles 8, Koçan 1 dhe Probishtip 1 rast, njofton Flaka 

Me këtë numri i përgjithshëm i të i të infektuarve me Kovid-19 në vendin tonë është 663 persona.

Në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 341 testime. Deri tani në vendin tonë janë testuar 6.517 persona për Kovid-19. Flaka

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 14:04