Të dielën Hasani ia dorëzon detyrën Xhaferit. I pranishëm edhe Ahmeti

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 16:52

Të dielën Hasani ia dorëzon detyrën Xhaferit. I pranishëm edhe Ahmeti

Në BDI, dega në Gostivar të dieln që vjen do të zhvillohet ceremonia e pranimit dorëzimit të detyrës kryetar dege. Në këtë eveniment, kryetari në detyrë Bashkim Hasani do të ia dorëzon detyrën kryetarit të ri, Valdet Xhaferi, njofton Gostivari Sot

“Të nderuar miq, kemi nderin të ju ftojmë të merrni pjesë në organizimin solemn që do të mbahet me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës për kryetar dege të BDI-së në Gostivar, pas zgjedhjeve të brendshme partiake në parimin një anëtarë një votë. Këtë ngjarje do ta nderoj me prezencën e tij edhe lideri z.Ali Ahmeti. Ju mirëpresim”, fton kryetari i sapozgjedhur, Xhaferi.

Evenimenti do të mbahet të dielën me fillim prej ora 20 në restorant Mont Blan në dalje të Gostivarit.

Kohë më parë, Kryetari sapozgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta një anëtar – një votë në BDI-në e Gostivarit, Valdet Xhaferi, pranoi certifikatën nga lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

Krahas Xhaferit certifikata kanë pranuar edhe kryetarët e degëve ku u realizuan zgjedhje. Gostivari Sot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 16:52