Të drejtat e imazhit, bëhen problem për kalimin e Dybalas në United

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 1, 2019 21:04

Të drejtat e imazhit, bëhen problem për kalimin e Dybalas në United

Gjigantët e Premier Ligës, Manchester United raportohet se përballet me probleme për të drejtat e imazhit kur është në pyetje për transferin e yllit të Juventusit, Paulo Dybala.

Argjentinasi nuk është i dëshiruar për Juven më dhe përderisa ai u rikthye në Torino sot dhe bëri testet mjekësore, ai pritet që të takohet nesër me Maurizio Sarrin për të biseduar për planet që ka ish menaxheri i Chelsea.

Agjenti i Dybala dhe Fabio Paratici janë në Lindër në biseda me United, ku po negociojnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Romelo Lukakun.

Por, sipas Corriere dello Sport marrëveshje mund të bllokohet për shkak te të drejtave të imazhit në marëveshje.

Imazhet e yllit i ka kompania Maltese, e cila ka të drejtat e plota të drejtat e imazhit për 2016-2017 por ata kanë edhe disa të drejta të tjera edhe sot në lojtarin për Djajtë e kuq.

Ata kanë kërkuar 40 milionë euro ose nga Dybala ose nga United për kontratën e mëparshme kur ai ka nënshkruar për Juve e ku ishte arritur një kompromis.

Kurse gjysma e të drejtave të iamzhit i kanë mbetur Juves nga viti 2017.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 1, 2019 21:04