Të enjten fillon pagesa e pensioneve të nëntorit

Desk
By Desk 24 Nëntor, 2020 21:11

Të enjten fillon pagesa e pensioneve të nëntorit

Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për pagimin e pensioneve për nëntor 2020 dhe udhëzoi Fondin e Sigurimit të Pensionit dhe Aftësisë së Kufizuar për të paraqitur të dhënat për pensionet në bankat tregtare jo më vonë se nesër, përcjell FLAKA.

Qeveria u rekomandoi bankave tregtare që të sigurojnë që pensionistët nga 26 nëntori të mund të kenë pensionet e nëntorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin e tregtisë.

“Bankat komerciale përmes degëve të bankave do të sigurojnë pagesa me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe sipas orarit vijues të përbërë sipas shumës së pensionit: për pensionet deri në 11,000 denarë, pagesa të bëhet më 26 nëntor – E enjte, për pensionet në vlerë prej 11,001-14,000 denarë, pagesa të bëhet më 27 nëntor – e premte, për pensionet në vlerë prej 14,001-18,000 denarë, pagesa të bëhet më 30 nëntor – e hënë, dhe për pensionet në vlerë prej mbi 18,001 denarë, pagesa që do të kryhet në 1 dhjetor – të martë”, tha qeveria.

Në seancën e sotme, u miratua Informacioni për kryerjen e prokurimit publik të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave matës dhe pompave të insulinës me materiale shpenzuese për periudhën dhjetor 2020 – dhjetor 2022 për nevojat e popullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. FLAKA

Desk
By Desk 24 Nëntor, 2020 21:11