Kësaj radhe marka luksoze zgjodhi të bënte një hapje ndryshe të sfilatës
Marka Louis Vuitton ka ndryshuar formatin tradicional të pasarelave dhe këtë herë vendosi të hapte sfilatën me një performancë nga këngëtarja spanjolle Rosalia.
Këngëtarja u ngjit mbi një makinë, e veshur e gjitha nga marka luksoze Louis Vuitton, teksa performonte disa nga hitet e saj.
Në sfilatën e fundit të markës Louis Vuittton ka një shumëllojshmëri veshjesh për meshkuj nga palltot e qepura deri te xhaketat me mëngë të fryra.
Në mesin e të ftuarve kishte edhe emra të njohur si këngëtari J-Balvin dhe J-Hope anëtar i grupit muzikor BTS.
Sfilata e veshjeve për meshkuj të kësaj marke e realizuar qershorin e kaluar u hap me reperin Kendrick Lamar .
Vlen të theksohet se një nga markat më luksoze në botë javën e kaluar emëroi Pietro Beccari si shefin e ekzekutiv të kompanisë , duke zëvendësuar veteranin e industrisë së modës Michael Burke.
Klan News