Të gjithë “të çmendur” pas Xabi Alonsos, Real Madridi e sheh si pasues të Ancelottit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:59

Të gjithë “të çmendur” pas Xabi Alonsos, Real Madridi e sheh si pasues të Ancelottit

Me Carlo Ancelottin, që sipas raportimeve nga Spanja do të marrë së shpejti drejtimin e kombëtares braziliane, Real Madrid po shikon nga e ardhmja.

Ka shumë emra si alternativa për të drejtuar stolin e “Los Blancos”, por në orët e fundit klubi madrilen po mendon për trajnerin e Bayer Leverkusen, Xabi Alonson.

Reali dëshiron t’ia besojë stolin spanjollit, i cili tashmë është “dashuruar” edhe nga Bayern Munich. Megjithatë vlen të theksohet se tekniku ka adhurues edhe në Premier League, me Liverpool që e sheh si pasues të denjë të Jurgen Klopp, nëse ky i fundit zgjedh të largohet për të marrë drejtimin e një kombëtareje.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:59
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.