Të gjithë të dëbuarve nga puna u takon ndihmë, të punësuarit të mos nënshkruajnë largim pune me marrëveshje!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 18:58

Të gjithë të dëbuarve nga puna u takon ndihmë, të punësuarit të mos nënshkruajnë largim pune me marrëveshje!

Punëtorët nuk duhet të nënshkruajnë ndërprerje të kontratës së punës me marrëveshje edhe pse një gjë të tillë ua ofrojnë punëdhënësit, për shkak se në atë mënyrë nuk mund të marrin kompensim. Qytetarët që kanë mbetur pa punë, por që nuk kanë nënshkruar dokument të tillë, dhe që janë shpallur tepricë teknologjike do të marrin ndihmë. Kështu theksoi Gjonull Bajraktar, zv.ministër për punë dhe politikë sociale, në video sesionin në Qeveri “Kovid-19” pyetje dhe përgjigje për masat sociale.

“Nëse bëhet fjalë për amvisëri një anëtarëshe, atëherë fillojmë me 4 mijë denarë, deri në maksimum te familja 5 anëtarëshe deri më 10 mijë denarë. Mesatarja është nga 4 deri në 10 mijë denarë, d.m.th. 7 mijë denarë në muaj. Përveç kësaj edhe pranuesit e ndihmës minimale që janë rreth 30 mijë përdorues, edhe për ta për muajt prill dhe maj, do të kemi kompensim shtesë për shpenzimet për energji dhe tjera, plus 1000 denarë”, tha Gjonull Bajraktar zv.ministër për punë dhe politikë sociale.

Nga ana tjetër zv.ministrja shtesë për punë dhe politikë sociale , Sanella Shkrijel, tha se përmes qendrave për punë sociale kanë dorëzuar mbi 600 pako me produkte higjienike që janë të destinuara pikërisht për familjet që jetojnë në kushte nën standardin, ndërsa shtesë së bashku me UNICEF do të sigurojnë edhe pako tjera.

“Rreth 200 persona do të japin shërbime direkte që duhet tu ndihmojnë në funksionimin e përditshëm personave me pengesa, personave të moshuar në 27 komuna. Në lidhje me realizimin e mësimit online, falë memorandumit që e kanë nënshkruar MASH dhe MSHIA, së bashku me Telekom, për rreth 30.000 fëmijëve nga familjet që jetojnë me rrezik social, do u ndahen kartela me internet përmes qendrave sociale për punë”, tha zv.ministrja shtesë për punë dhe politikë sociale , Sanella Shkrijel.

Në situata të jashtëzakonshme, siç thuhet në deklaratën me shkrim, punëtori duhet të jetë në dispozicion të punëdhënësit. Nëse ka nevojë për të kryer një aktivitet që është jetik dhe i domosdoshëm për procesin e punës, punëdhënësi mund të kërkojë që të kryhet ndonjë aktivitet nga shtëpia ose punëtori të jetë i pranishëm maksimumin dy orë në punë .

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 18:58