Të gjuash veten me gurë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Korrik, 2022 23:00

Të gjuash veten me gurë!

Deputeti i Levicës, Dimitar Apasiev gjuan me gurë Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku nga viti 2020 është zgjedhur të përfaqësojë votuesit e tij!

Protestat kundër Propozimit Francez për zgjidhjen e procesit eurointegrues të vendit, i mbajtur në vend nga vetoja e Bullgarisë, kanë eskaluar në përplasje me policinë.

Parlamenti në ditët në vijim duhet ta miratojë këtë Propozim, me qëllim që të hapë rrugën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian (BE).

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Korrik, 2022 23:00