Të kesh para për “qerpik” në kohë krize!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:53

Të kesh para për “qerpik” në kohë krize!

Kur jemi tek sallonet e bukurisë të theksojmë se pronaret gjatë stinës së verës janë të detyruara të angazhojnë punëtore edhe nga qytete të tjera por shpesh herë edhe nga Shqipëria. Ndërsa, kohëve të fundit dukshëm është rrit numri jo vetëm i vajzave por edhe i grave të cilat vendosin qerpik artificiale në kapakët e syve të tyre

Edhe pse kohëve të fundit ka një rënie të standardit, në Dibër rritet puna në Qendrat estetike. Pjesa më e madhe e dibranëve në krahasim me të kaluarën tani shpesh i frekuentojnë Qendrat estetike, respektivisht sallonet e bukurisë. Vërehet një rritje e numrit të qendrave estetike por edhe numrit të femrave të cilat në kontinuitet shkojnë në parukeri, ashtu edhe në sallonet për pedikyr, manikyr, etj. Jeta dinamike sidomos prezenca e femrës në vendet e punës dukshëm ka ndikuar në nevojën që femrat dibrane më shpesh t’i vizitojnë respektivisht t’i frekuentojnë sallonet e bukurisë. Dibranet të cilat janë të angazhuara në vendet e punës në sferat e arsimit, shëndetësisë, dhe institucionet të tjera lokale por edhe qendrore që funksionojnë në Dibër, thonë se është nevojë e kohës që të mirëmbajnë rregullisht bukurinë e tyre. Në bisedën që patëm me disa nga parukeret në Dibër u informuam se tre vitet e fundit ka një rritjen drastike të klientëve në sallonet e tyre.

“Ka femra të cilat pothuajse dy herë në javë bëjnë rregullimin e flokëve. Janë gra dhe vajza të cilat mirëmbajnë rregullisht frizurat e tyre. Edhe pse janë rritur dukshëm çmimet për këta shërbime, numri i femrave të cilat na frekuentojnë dhe kërkojnë shërbimet tona ka një rritje”, thotë Rona, një nga parukeret e njohura të Dibrës. Ajo shton se pikërisht për shkak të rritjes të interesit të femrave, viteve të fundit në sallonin e saj praktikohet përcaktimi i orarit për të realizuar shërbimet që kanë të bëjnë me parukerinë.

Vizitorë janë gratë dhe vajzat të cilat janë në vendet të punës, por jo vetëm ata. Vizitor kemi edhe amvise të cilat kanë standardin më të lartë dhe na frekuentojnë rregullisht. Mirëmbajtja e flokëve tani është një modë e cila është prezente te pjesa dërmuese e grave dibrane. Realizojmë prerje të flokëve, ngjyrosje, realizimin e frizurave ,etj. Jemi të kënaqur nga puna që realizojmë dhe nga materializimi i punës”, thotë Rona.

Përveç parukerive rritet puna edhe tek sallonet e bukurisë të cilat kanë të bëjnë me zbukurimin e fytyrës. Janë në Dibër disa sallone të cilat merren me manikyr, pedykir dhe zbukurime të tjera.

“Kohëve të fundit dukshëm është rrit numri jo vetëm i vajzave por edhe i grave të cilat vendosin qerpik artificiale në kapakët e syve të tyre. Bëjmë vizatimin e vetullave dhe rregullisht zbukurojmë thonjtë e tyre”, thotë Vlona një estetike e njohur në sallonet e estetikës në Dibër. Ajo shton se dukshëm është rritur numri i femrave që bëjnë depilime, gjë që më parë ka qenë një temë tabu. Në lidhje me çmimet pronaret e salloneve estetike thonë se në Dibër çmimet janë më të ulëta në krahasim me qytetet të tjera të vendit. Kur jemi tek sallonet e bukurisë të theksojmë se pronaret gjatë stinës së verës janë të detyruara të angazhojnë punëtore edhe nga qytete të tjera por shpesh herë edhe nga Shqipëria. Duke marrë parasysh se gjatë muajve të verës në Dibër dhe rajon realizohen qindra dasma, pronaret e salloneve estetike janë përplot me klient. Sidomos kur bëhet fjalë për zbukurimin e nuseve, rezervimet bëhen muaj më parë. Andaj mund të themi se ky biznes po lulëzon në Dibër edhe pse varfëria rritet. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 22:53

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...