Të maskuar dhe me distancë nga njëri-tjetri, maturantët japin provimet

Desk
By Desk April 25, 2020 23:02

Të maskuar dhe me distancë nga njëri-tjetri, maturantët japin provimet

Mijëra maturantë në Hong Kong iu nënshtruan provimeve finale të shkollës së mesme, të cilat ishin shtyrë për katër javë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Të pajisur me maska dhe me kontrolle të temperaturës, maturantët u ulën me distancë nga njëri-tjetri për të zbatur dhe një nga rregullat kryesore për mos përhapjen e pandemisë.

Ata kishin më shumë se dy muaj që qëndronin të mbyllur në shtëpi, por pas uljes së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, autoritetet vendosën që ata mund të riktheheshin dhe të jepnin provimet e rëndësishme.

Maturantët e Hong Kongut konsiderohen si të parët në botë që japin provimet pas pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar mijëra viktima.

Desk
By Desk April 25, 2020 23:02