Të ndalohet mazuti, të shtohen inspektorët!

Desk
By Desk November 10, 2020 19:53

Të ndalohet mazuti, të shtohen inspektorët!

Opinioni publik në vend ditëve të fundit ka adresuar kritika të mëdha kundrejt kompanisë për ngrohje qendrore “BEG”, e cila si alternativë për gazin, ka siguruar mijëra tonelata mazut. Një gjë të tillë si problematike e shohin edhe nga “Zelen Instituti”, të cilët thonë se ky lloj i derivatit duhet të ndërpritet për shfrytëzim, pasi i njëjti përfundon në mushkëritë e bardha të qytetarëve.

Ulja e temperaturave, sidomos gjatë orëve të mëngjesit në Shkup e rrethinë ditëve të kaluar ka ndikuar që të rritet niveli i ajri të ndotur. Era e rënda dhe paduruar mund të vërehet posaçërisht në fillim të ditës. Ish-kryetarja e DOM-it, Liljana Popovska, e cila tashmë është pjesë e Organizatës jo qeveritare “Zelen Institut”, për gazetën KOHA thotë se kondicionerët e ajrit inverter të ndara së fundi nga Qyteti i Shkupit, gjithsesi se do të ndikojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, respektivisht sipas saj kjo masë do të ndikoj vetëm te ajo përqindje e amvisërive të cilët më parë janë ngrohur me substanca helmuese.

“Varësisht se sa është përqindja e këtyre llojeve të kondicionerëve nga numri i përgjithshëm i amvisërive, aq për qind do të kemi ulje të ndotjes së ajrit që vjen nga amvisëritë. Nëse bëhet fjalë për 10 për qind të amvisërive që kanë vendosur kondicioner ajri inverter, të cilët më parë janë ngrohur me substance ndotëse, në këtë rast kaq do jetë përmirësimi i ndotjes së ajrit”, thotw aktivistja Popovska. Duke folur për çështjen e cilësisë së ajrit, e cila pritet të jetë sfiduese në periudhën e cila vjen, aktivistja Popovska, potencon se kundër ndotësve tjerë duhet të luftojmë më kontrolle nga shërbimet inspektuese, si nga niveli shtetërore, i qytetit apo ai komunal.

“Kondicionerët do të ndikojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, por nuk do të mund dukshëm ta ndryshojnë situatën. Thjeshtë është e pakuptueshme sepse nuk është siguruar numër i mjaftueshëm i inspektorëve. Sqarim rreth kësaj çështjeje nuk kam. Për këtë problematikë me vite jam angazhuar. Për dallim të dhjetë viteve më parë numri i inspektorëve është rritur, mirëpo edhe ky numër i tashmë është larg nga ai që duhet të jetë. Numri real i inspektorëve në nivel të shtetit nuk duhet të dyfishohet apo të trefishohet, por ai duhet të dhjetëfishohet me qëllim që seriozisht të kontrollohet të gjithë ndotësit”, shprehet Popovska. Mes tjerash ajo shton se në vend nuk ka numër të mjaftueshëm të inspektorëve për mjedis jetësor për shkak se shteti në buxhetin e tij nuk ndanë para të mjaftueshme për punësimin e inspektorëve të ri. Gjatë periudhës së kaluar institucionet shtetërore siç është rasti me ministrinë e Shëndetësisë, bën ndryshimin e sistemit të ngrohjes në Klinikën e Çairit “Nëna Terezë”, nga ngrohje me mazut në ngrohje me gaz të lëngshëm. Mirëpo, në nivel të shtetit numri i objekteve publike që ngrohen me sistemin e vjetër, respektivisht me mazut është shumë i lart. Sipas aktivistes Popovska, ky numër e tejkalon numrin një mijë objekte ndotëse.

“Çdo servis veturash, ku ndërrohen vajrat dhe gjërat tjera, çdo çerdhe, shkollë apo objekt publik i cili gjatë dimrit ngrohet me mazut apo naftë, ose me derivate tjera, të gjithë këto në realitet janë ndotës. Këto janë me mijëra dhe ato nuk mundeni me një inspektor në nivel komunal t’i kontrolloni. Me ligj duhet të ndalohen derivate të caktuara të cilët janë ndotëse. Përfundimisht duhet të ndërpritet shfrytëzimi i këtyre ndotëse”, thekson Popovska. Ndryshe, opinioni publik në vend ditëve të fundit ka adresuar kritika të mëdha kundrejt kompanisë për ngrohje qendrore “BEG”, e cila si alternativë për gazin, ka siguruar mijëra tonelata mazut. Një gjë të tillë si problematike e shohin edhe nga “Zelen Instituti”, të cilët thonë se ky lloj i derivatit duhet të ndërpritet për shfrytëzim, pasi i njëjti përfundon në mushkëritë e bardha të qytetarëve. (koha.mk)

Desk
By Desk November 10, 2020 19:53