Të ndërpriten kërcënime ndaj administratës publike

Desk
By Desk May 13, 2020 14:59

 Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) kërkon të ndërpritet siç thotë, linçimin ndaj administratës publike dhe kërcënimeve për uljen e pagave dhe dëbimet nga puna.

Në kumtesën drejtuar opinionit, KSL pyet nëse mundet me dekret të hiqen të drejtat e fituara me Ligjin për marrëdhënie pune dhe me marrëveshjet kolektive. Thonë se pagat në sektorin publik janë nën mesataren republikane dhe se janë shkurtuar kompensimet e pagës, përveç në shëndetësi, polici dhe armatë.

Nga KSL thonë se të punësuarit në sektorin publik çdo ditë kanë shkuar në punë si edhe para krizës së koronës dhe se ata që janë liruar nga ardhja në punë, kanë punuar nga shtëpia.

“Punonjësit e sektorit publik, me qëllim që i gjithë opinioni të dijë të vërtetën, pasi ora policore u zgjat nga ora 16:00 deri në 19:00, të gjithë punonjësit shkojnë në punë çdo ditë, si edhe para krizës së koronës. Mungojnë vetëm ata që përdorin masat për fëmijë nën 10 vjeç, si dhe ata me sëmundje kronike, kështu që ne do të pyesim punëdhënësit nëse i respektojnë masat apo ndajnë pushimet nga puna, ndërsa autoritetet nëse inspektorët kryejnë punën e tyre. Punonjësit në kopshtet për fëmijë që kanë pagë prej 14.500 denarë dhe më lart, së shpejti do të fillojnë të punojnë, me rrezik do t’i  hapin kopshtet, kurse mësimdhënësit që kanë mësim on-line me të cilat kanë deri më tre herë më shumë punë, po bëjnë punë shtesë për të mbuluar të gjithë nxënësit”, thuhet në kumtesë. 

Desk
By Desk May 13, 2020 14:59