Të pandehurit e 27 prillit kërkojnë t’u gjykohet në Hagë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:55

Të pandehurit e 27 prillit kërkojnë t’u gjykohet në Hagë

Gjykimi për organizatorët e 27 prillit të transferohet në Hagë, përcjell FLAKA.

Ligjvënësi Trajko Veljanovski dhe ish zyrtarët Spiro Ristovski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasovski nuk duan t’u gjykohet në gjykatën penale të Shkupit, por Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, e cila trajton krime të tilla si gjenocid, krime lufte dhe vepra penale.

Mbrojtja e tyre e kërkoi këtë para seancës dëgjimore për aktakuzën. Ndër argumentet që citon mbrojtja është ekstradimi i Dejan Davidovskit për 27 Prillin, por edhe vendimet e Hungarisë dhe Greqisë për mos dorëzimin e Kryeministrit Gruevski dhe agjentët e inteligjencës Grujevski dhe Boshkovski.

Kryetari i Gjykatës Penale u përgjigj se ata e kishin dërguar kërkesën në adresën e gabuar.

Gjykata nuk mund të vendosë vetëm që nuk është kompetent dhe ta dërgojë çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, brifojnë nga Gjykata Penale. Për këtë kërkesën ajo e ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë.

Por seanca e planifikuar për 9:30 të mëngjesit të sotëm, në të cilën gazetarëve nuk u lejua të merrnin pjesë, u shty disa herë gjatë gjithë ditës dhe përfundimisht nuk filloi.

Seanca e radhës duhet të mbahet me 23 dhjetor. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:55

ETC FESTON