Të premten takim liderësh, shqiptarët me do të përfaqësohen me pesë liderë

Të premten takim liderësh, shqiptarët me do të përfaqësohen me pesë liderë

Të premten në të njëjtin lokacion në rrethinën e Shkupit do të takohen drejtuesit e shtatë partive parlamentare që siguruan në mënyrë të pavarur hyrjen në Kuvend në vitin 2016. Darka e punës sipas informacioneve të 360 gradë do të mbahet si pjesë e një seance të re të në dialogun Zhan Mone. Takimi pritet të fillojë të premten pasdite dhe të përfundojë të shtunën.

Në takim janë të ftuar, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i VMRO-DMPNE-së Hristijan Mickoski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Alternativës dhe Besës, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi si dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në kuadrin e e dialogut Zhan Mone vendin do ta vizitojnë disa anëtarë të ri të Parlamentit Evropian, në mesin e tyre është edhe raportuesi i ri për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuçuk si dhe deputetët Andreas Fieder dhe Marion Walsman nga delegacionit i përzier i Komitetin të përbashkët parlamentar, BE-Maqedonia e Veriut.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Janar, 2020 23:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.