Të premten vendoset nëse do të ketë masa kufizuese për shkak të pandemisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 15:14

Të premten vendoset nëse do të ketë masa kufizuese për shkak të pandemisë

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të mbajë mbudhje të premten ku do të dëgjohen propozimet për gjendjen me pandeminë në Maqedoni.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk duhet masa shtesë, por mjafton të respektohen protokollet dhe të rritet përqindja e vaksinimit.

Ai njoftoi se sot ka dërguar letër te mjekët amë që t’i thirrin pacientët e pavaksinuar.

“Me anëtarët e KSI-së jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe në periudhën kur situata ishte e qetë. Krahas këmbimit të informacioneve, ashtu edhe evoluoi nevoja për mbledhje. Të premten do të ketë mbledhje, ndërsa sa i përket masave, do t’i dëgjojmë propozimet dhe pikëpamjet. Unë mendoj se duhet të vazhdojnë masat dhe të rritet përqindja e vaksinimit. Sot dërguam letër te mjekët amë që t’u bëjnë thirrje pacientëve të pavakssinuar të vaksinohen”, tha Filipçe.

Ai shtoi se kriter kryesor për vendosjen e masave të reja do të jetë edhe rreziku nga kapacitet spitalore.

“Përfshirja e vaksinimit është kyçe. Edhe respektimi i masave dhe protokolleve janë opsion për dalje nga kriza”, tha Filipçe.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 15:14
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.