Të punësuar në Agjencinë Nacionale për Siguri kanë reketuar biznesmen, ka arrestime

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:05

Të punësuar në Agjencinë Nacionale për Siguri kanë reketuar biznesmen, ka arrestime

Që nga pasdita është duke rrjedhur një aksion i madh i policisë. Policia është duke vepruar me urdhër të prokurores për krim dhe korrupsion Villma Ruskovska, ndërsa janë arrestuar disa hetues të Agjencisë Nacionale për Siguri, të cilët kanë reketuar biznesmen të njohur shkupjan, shkruan netpress.com.mk.

Sipas denoncimit ata kanë krijuar padi penale fiktive dhe me ata i kanë kushtëzuar biznesmenët.

Hetuesit e prokurorisë e kanë shfrytëzuar pozicionin e tyre dhe lidhjet me ANS që të kërcënohen viktimat. Njëri nga biznesmenët ka vepruar me parat e shënuara pas çka hetuesi u arrestua në një restorant në lagjen Karposh me 5 mijë euro mitmarrje.

Prokuroria Villma Ruskovska ka kërkuar që të konfiskohen kompjuterët e personave të Agjencisë për Siguri Nacionale.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:05
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.