Të rinjtë presin angazhim më të madh nga kryetarët e ri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:19

Të rinjtë presin angazhim më të madh nga kryetarët e ri

Disa aktivistë për KOHA theksojnë se mbeten optimistë që investimet në sferën e rinisë të marrin fund një herë e përgjithmonë. Ato thonë se vendi ka treguar shembullin e zgjedhjeve të lira demokratike, duke u zhvilluar në mbarëvajtje të drejtë dhe pa trazira. Sipas tyre kryetarët e sapo zgjedhur do të duhet të përvjelin krahët në realizimin e premtimeve.

Politika e pushtetit lokal ka bërë që në vazhdimësi të nxjerrë në pah të bëmat dhe të pa bëmat e kryetarëve të ndryshëm të komunave të vendit. Duke e pasur parasysh që akoma ka ngecje në disa sfera përfshirë edhe politikat rinore, kryetarët e rinj të sapo zgjedhur prej një të tretave të programeve të tyre kanë premtuar investime në sferën zhvillimore te politikave rinore. Aktivistët e sektorit civil mbeten me shpresë që fjalët e thëna të gjejnë zbatim në veprimtari nga të gjithë kryetarët e sapo zgjedhur mbrëmë me votën e sovranit, të cilët do të duhet të realizojnë projektet të cilat ndër vite nuk po gjejnë zbatueshmëri, pra në këto mandate të marra, politikat rinore do të duhet të kenë prioritet.

Për gazetën KOHA disa aktivistë theksojnë se mbeten optimistë që investimet në sferën e rinisë të marrin fund një herë e përgjithmonë. Ato thonë se vendi ka treguar shembullin e zgjedhjeve të lira demokratike, duke u zhvilluar në mbarëvajtje të drejtë dhe pa trazira. Sipas tyre kryetarët e sapo zgjedhur do të duhet të përvjelin krahët në realizimin e premtimeve. Aktivisti Abedin Ismaili thotë se të rinjtë e vendit presin që të ketë zhvillime më të ndryshme pas këtyre zgjedhjeve. Ai sqaron se problemet janë të shumta dhe thelbësore dhe andaj ka pritje për më tepër punë.

“Jo vetëm të rinjtë por të gjitha shtresat presin investime e ndryshime. Mirëpo çështja është se sa kemi kryetarë të rinj, sepse në shumë Komuna kemi kryetarët që ishin edhe në mandatin e kaluar prandaj është shumë e vështirë që me kryetarët e njëjtë të ketë diçka ndryshe. Është për tu përshëndetur ndryshimi që ka ndodhur në Komuna, dhe aty sigurisht që do të ketë ndryshime e investime. Mirëpo ne si të rinjë investimin më të madh e kërkojmë sepse e kemi edhe nevojë investimi në Arsim, kur jemi te pushteti lokal investimi në shkolla të mesme, hapja e qendrave rinore, inicimi për zhvillim kulturor, nevojë e madhe për investim është edhe qendrat edukative. Prandaj pritje për investime kemi shumë por urojmë që edhe kryetarët e vjetruar edhe këta të rinj t’i marrin serioze kërkesat e të rinjve dhe të punojnë për një rini të shëndosh dhe stabile duke qëndruar në vend”, thotë Ismaili.

Kryetarët duhet të jenë garantues të shërbimeve, të së mirës publike dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën lokale, kështu deklaron aktivistja Herolinda Ramadani. Ajo thotë se të rinjtë kërkojnë më shumë investime që ata të tregojnë potencialin dhe aftësitë e tyre në veprimtari shoqërore. “Kryetarët duhet të jenë garantues të shërbimeve, të së mirës publike dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën lokale. Pra, çfarë roli mund të kenë kryetarët e komunave në ‘qeverisjen e mirë të komunës/qytetit’ dhe a është një qeverisje e tillë ‘e mirë’ për ata me të ardhura të kufizuara ose të pamjaftueshme, gjë që më bën të lidhem me organizatat joqeveritare apo me punën rinore. Puna për të rinjtë, së bashku me politikat efektive të qeverisë, është e paçmueshme për të siguruar që të rinjve t’u jepet mundësia për të përvetësuar njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që u nevojiten për angazhim qytetar dhe veprim social”, tha ajo.

Ndërsa aktivisti, tashmë kryetar i Forumit për ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, thotë se në vend u dha një mesazh i fuqishëm nga qytetarët, ata dënuan kryetarët e pa meritë, sipas tij tani ka hapësirë që kryetarët e sapo zgjedhur të përmirësojnë standardin jetësor. “Dje të rinjtë në Maqedoninë e Veriut dhanë një mesazh të fuqishëm, duke i dënuar me votë shumicën e kryetarëve të komunave që në mandatin e kaluar nuk vlerësonin popullin dhe nuk punonin aq sa duhet. Ky fakt duhet të ju shërbej si mësim kryetarëve të ardhshëm që të punojnë më shumë në përmasimin e standardit rinor në nivel lokal duke investuar në hapjen e qendrave rinore, hapësirave atraktive, fushave multifunksionale sportive dhe shumë investime tjera që të rinjtë të mos na ikin nga vendi”, deklaron Hodai. Ndërkohë që të gjitha partitë politike janë zotuar që çështjet rinore do të jenë prioritet gjatë përgatitjes së agjendave të tyre gjatë ushtrimit të pushtetit, por të rinjtë thonë se kjo gjë mbetet në letër dhe aktualizohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore edhe brenda mandatit gjithçka harrohet dhe mbetet e pa përfillur. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:19

28
Nën
Pasi sot Shkupi u bllokua nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si...
28
Nën
Kur e mora përgjegjësinë e kryeministrit para 10 muajsh, haptas u thashë të gjithëve: qëllimi...
28
Nën
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën:...
28
Nën
Rektori i Universitetit ka shkruar një postim pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, pasi...