Teatri i Dramës, i harruar nga shteti

Teatri i Dramës, i harruar nga shteti

“Kujdes nga rreziku i thyerjes së qelqit. Ju lutemi mos kaloni aty afër”. Njoftime të tilla kanë qenë në dritaret e Teatrit të Dramës së Shkupit për një kohë të gjatë. Çarjet janë ngjitur me shirit ngjitës, të cilat duhet ti bashkojnë vrimat. Këtu shpesh kalojnë njerëzit dhe ka vetura të parkuara. Brenda teatrit ndodhet holli, ku vizitorët presin të hyjnë në teatër. Një pamje e tillë i pret aktorët dhe dashamirët e artit teatror për rreth 15 vjet.

Teatrin nuk e bëjnë xhamat, nuk e bëjnë këto detaje. Por, është turp që të kesh rrezik t’i afrohesh teatrit. Këto janë kosto të vogla për ta bërë situatën përafërsisht të përballueshme, në mënyrë që të mund të punojmë të sigurt brenda. Nuk ka rëndësi nëse teatri do të prishet një ditë, derisa jetoni në shtëpinë tuaj, xhamat duhet të rregullohen- deklaroi KATERINA KOCEVSKA, U.D DREJTORESHË E TEATRIT TË DRAMËËS SHKUP.

Janë vjetruar edhe “dërrasat që do të thonë jetë”. Trarët në skenë duhet të ndërrohen urgjentisht pasi ato nuk janë të qëndrueshme, dhe janë të mbuluara me mushama. Teatri i Dramës ka 89 punonjës dhe vetëm një tualet. Edhe tualetet për vizitorët, janë në të njëjtën gjendje. Dritaret e zyrave që mund të bien gjithashtu duhet të ndërrohen, dhe përgjatë mureve ka ende gjurmë të përmbytjeve nga viti i kaluar kur rrodhi çatia. Kocevska pret një mënyrë për të zgjidhur problemet fillestare të teatrit, me të cilin ajo menaxhon që nga shtatori. Nga Ministria e Kulturës nuk u përgjigjën, nëse dhe sa para janë planifikuar për vitin e ardhshëm për të rinovuar Teatrin e Dramës.

Ministria e Kulturës

“U trashëgua një projekt i dyshimtë për teatër të ri në vlerë prej 10 milion eurove, ku mungojnë shumë pjesë të nevojshme për realizimin e plotë, duke treguar skemën e njohur të aneksit të marrëveshjes nga “Shkupi 2014” për shpenzime kriminale të parave të qytetarëve, ku ansambli i Teatrit të Dramës do të duhej me vite të endet nëpër objekte dhe teatro të tjera. Përkundrazi, Ministria e Kulturës siguroi menjëherë paratë dhe riparoi çatinë e Teatrit të Dramës”

Nga Ministria e Kulturës shtojnë se Teatri i Dramës është ndër prioritetet e institucioneve kombëtare për vitin e ardhshëm – për përgatitjen e projekt dokumentacionit dhe rindërtimin. Deri atëherë, kjo ndërtesë, e cila është një përfaqësuese e jetës teatrore në vend, mbetet një kujtesë e neglizhencës së shtetit, për institucionet kulturore që kanë qenë shtëpi e arteve dramatike për dekada të tëra.

Igor Stefanovski 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Dhjetor, 2019 16:55

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA