Teatri i Operës dhe Baletit në Shkup për herë të parë sjell operën “Skënderbeu”

Teatri i Operës dhe Baletit në Shkup për herë të parë sjell operën “Skënderbeu”

Teatri i Operës dhe Baletit në Shkup për herë të parë do të sjellë operën “Skënderbeu” nga kompozitori, Fatos Lumani, dhe regjisori, Qendrim Rijani.

Në historinë e Teatrit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë deri më sot nuk është vendosur asnjë operë shqiptare. Opera e Skënderbeut është një hap shumë i rëndësishëm dhe për këtë është punuar 2 vite.

“Opera “Skënderbeu” është e ndërtuar në dy akte, ku në aktin e parë është jeta e Skënderbeut në Turqi dhe pjesa e dytë është ajo pjesa që ne konkretisht e dimë që është kthesa e tij drejtë atdheut.”,- tha kompozitori, Fatos Lumani.

“Kjo është opera e parë shqiptare e prodhuar në Maqedoni nga ne ose më saktë prodhim i Operës dhe Baletit. Në një lloj forme ne ndjehemi të pranuar dhe ndjehemi bashkëpunëtorë të barabartë në këtë institucion. Arti skenik mbi të gjithash nuk ka gjuhë dhe nuk ka komb, është shumë e rëndësishme të gjithë ne sa herë që të shohim ndonjë poster për premier të jemi prezentë.”,- u shpreh regjisori, Qëndrim Rijani.

“Opera e Skënderbeut në realitetin maqedonas besoj se duhet të jetë një ngjarje kulturore, artistike për gjithë shoqërinë ballkanike e deri në një integrim evropian. Në fushën time të koreografisë jemi munduar që të gjithë ngjarjen t’i përcjellim nëpërmjet një veprimi skenik.”,- tha koreografi, Artan Ibërshimi.

Liberti operistik “Skënderbeu” është bazuar mbi veprat dramaturgjike të autorëve të huaj dhe atyre shqiptarë që për personazh kanë figurën e Skënderbeut. Heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti, i njohur me titull Skënderbe, në këtë operë portretohet shumanshëm si luftëtar i zoti, atdhedashës, por edhe si njeri i rrëmbyer e kapluar nga ndjenjat njerëzore të dashurisë.

Në këtë vepër Skënderbeu i Edrenesë i takon së shkuarës, sepse në fund ai kthehet si Gjergji i Krujës dhe gjithë Arbënisë. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Dhjetor, 2019 19:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA