TEC Manastiri do vazhdojë të djegë qymyr edhe për 25 vjet të tjera

Desk
By Desk March 3, 2020 22:16

TEC Manastiri do vazhdojë të djegë qymyr edhe për 25 vjet të tjera

Ndotësi më i madh i Pellagonisë, TEC Manastiri, do të punojë me qymyr edhe për 25 vitet e ardhshme. Ky është plani aktual i “ESM”-së, që njoftoi do të kërkojë lokacione të reja qymyri, pasi rezervat janë vetëm për 14 vjet.

Bëhet fjalë për projektin për eksploatim sipërfaqësor të lokacionit Zhivojno, projekt për nxjerrje tashmë dhe në këtë mënyrë, kur kjo të realizohet në katër vitet e ardhshëm, me mbështetje të madhe të RMV-së, kohëzgjatja e TEC Manastiri do të zgjatet në më shumë se 25 vite- deklaroi Lupço Kizhevski- zv/ drejtor i prodhimtarisë në EMV.

Fati i TEC Manastiri në fund të vitit të kaluar u përfshi në strategjinë nacionale energjetike të ASHAM-it. Janë propozuar tre skenarë ndërsa më i volitshmi është që të punojë me qymyr. Tani pritet që Qeveria të zgjedh skenarin. Zgjidhja më ekologjike është skenari i tretë, por që do të kushtojë më shumë kurse në afat më të gjatë do të kontribuojë më shumë leverdi.

ASHAM

“Skenari i referencës – për të rritur taksën e CO2 dhe të hapen minierat e reja të qymyrit

Tranzicioni mesatar – për të kaluar energjinë në gaz ose karburant tjetër alternativ.

Skenari i gjelbër është TEC Manastiri të mos punojë me qymyr. Prodhimi të jetë nga termocentrale diellore, termocentrale të erës, biogaz dhe hidrocentrale”

Nga Qeveria thonë se gjitha tre skenarët do t’i realizojnë gradualisht. Ndërsa nga Ministria e ekonomisë thonë se punojnë në tranzicion të plotë energjetik drejtë burimeve të ripërtëritshme.

Komuniteti energjetik evropian vitin e kaluar drejtori kritika pasi vendi në vend të 20 ka vetëm 18% energji nga burimet e ripërtëritshme. Për këtë qëllim Maqedonia ka buxhet më të madh në rajon.

 
 
Desk
By Desk March 3, 2020 22:16