TEC Manastiri filloi sërish të prodhojë energji elektrike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 12:00

TEC Manastiri filloi sërish të prodhojë energji elektrike

Në orët e hershme të mëngjesit është mënjanuar defekti në TEC Manastiri dhe ka filluar sërish me prodhimin e energjisë elektrike. Nga SH.A. EMV njoftojnë gjithashtu se po bëhen përpjekje për vënien në funksion edhe të Bllok 2.

“Informojmë opinionin se TEC Manastiri është vënë në funksion dhe vazhdon me prodhimin e energjisë elektrike. Në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në 03:00 Blloku 1 është sinkronizuar me sistemin elektro-energjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vazhdojnë aktivitetet për vënien në funksion edhe të Bllok 2 i cili ka qenë në riparim. Pritet që deri në fund të javës edhe ky Bllok të jetë në rrjet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SH.A. EMV .

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 12:00
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.